Sanksionohen 79 shoferë për parakalim të paligjshëm
Shkup, 4 gusht – Gjatë aksionit të përforcuar kontrollues të zbatuar për sanksionimin e automjeteve të cilët parakalojnë paligjshëm në territorin e shtetit, sot në periudhën prej orës 7 deri në orën 11, janë sanksionuar 79 shoferë.
Siç informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, prej tyre, 20 ishin dënuar në territorin e SPB Tetovë, 16 në territorin e SPB Ohër, ndërsa 11 në territorin e SPB Shtip.
Nga Ministria u bëjnë thirrje pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat në komunikacion me qëllim që të kontribuojmë që të kemi rrugë më të sigurta.

