Për hyrje dhe dalje nga vendi pritet deri në një orë
Shkup, 4 gusht – Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është rritur. Në VK Tabanoc, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është nga 40 deri në 60 minuta, ndërsa në VK Bogorodicë, koha e pritjes për hyrje dhe dalje nga vendi është rreth 30 minuta.
Siç informojnë nga Lidhja auto-moto e Maqedonisë, në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka më vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

