Spasovski nga Gumenje: Mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë
Shkup, 2 gusht – Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, i cili me rastin e festës kombëtare Ilindeni foli para përmendores Makedonium, theksoi se ai është simbol i mosbindjes, luftës, përpjekjes së përjetshme të popullit maqedonas për liri dhe pavarësi të shtetit. Në kupolën e monumentit ndodhet edhe varri i presidentit të parë të Republikës së Krushevës, Nikolla Karev.
Sot, shtoi ai, kemi arsye të festojmë – dielli i lirisë nuk po shkëlqen, ne po e ndërtojmë shtetin mbi themelet e bashkimit dhe mirëkuptimit që ata, të parët tanë e vendosën, ne po përmbushim vizionin e tyre në realitetin tonë dhe miqtë tanë janë gjithnjë e më të shumtë.
“Forca jonë për të ardhmen” është motoja me të cilën festojmë festën tonë më të madhe këtë vit, të bashkuar në tradita, ide dhe kulturë. Në të njëjtën kohë, plotësisht të vetëdijshëm se mënyra më e mirë për të parashikuar të ardhmen është ta krijosh atë, sepse ajo u përket atyre që besojnë në bukurinë e ëndrrave të tyre.
Urime Ilindenin, na qoftë e përjetshme Republika e Maqedonisë së Veriut, tha Spasovski nga Krusheva.

