Radev shpërbën parlamentin, Donev, kryeministër i përkohshëm i Bullgarisë
Shkup, 1 Gusht – Kryetari bullgar Rumen Radev ka nënshkruar dekretin për shpërbërjen e parlamentit dhe mbatjtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare më 2 nëntor. Me një dekret tjetër, Radev ka emëruar anëtarët e qeverisë së përkohshme me mandat prej 2 gushtit. Si kryeministër të përkohshëm është emëruar Galab Donev, këshillar i deritanishëm i presidentitn bullgar. Presidenti Radev do t’i paraqes prioritetet dhe detyrat e qeverisë kalimtare të martën me një ceremoni në sallën e stemave të institucionit presidencial.
Ndërkohë për kryetarinë e partisë bullgare GERB Bojko Borisov, stabiliteti i brendshëm politik i Bullgarisë është jashtzakonisht i rëndësishëm në arenën ndërkombëtar. Po ashtu Borisov ka nënvizuar edhe peshën e Sofjes për perpsektivën europiane të rajonit.
“Ne në Bullgari jemi në një zonë shumë të rëndësishme, nga njëra anë Kosova dhe Serbia, nga ana tjetër Rusia dhe Ukraina, marrëdhëniet midis Turqisë dhe Greqisë. Prandaj është jashtëzakonisht e rëndësishme të kemi stabilitet politik. Sot bëhen saktësisht 5 vjet kur Zoran Zaev dhe unë nënshkruam marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut dhe falë propozimit tonë të dorëzuar dhe votimit në parlament, RMV dhe Shqipëria filluan rrugën e Evropës.”, tha Bojko Borosov, kryetar i partisë “GERB”.
Deri te shpërbërja e parlamentit bullgar erdhi për shkak se partitë poltike nuk arritën shumicë për të formuar ekzekutivin, pasi që qeveria e kryeministrit Kiril Petkov nuk e kaloi votëbesimin në kuvendin e Bullgarisë më 23 qershor.

