Për vozitje të shpejtë 743 gjoba në territorin e mbarë vendit

Shkup, 1 gusht – Janë gjobitur 743 shoferë gjatë ditës së djeshme në aksionin e përforcuar në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut për sanksionimin e vozitësve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Prej tyre 72 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa lejohet, derisa 25 kanë lëvizur me mbi 70 kilometra në orë. Pastaj, informoi sot MPB-ja, 395 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendin e banimit, ndërsa 348 jashtë vendit të banimit.

Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim.