Hapje e manifestimit “Dhjetë ditët Republika e Krushevës”

Shkup, 1 gusht – Manifestimi i takimeve kulturore- shkencore “Dhjetë ditët e Republikës së Krushevës” do të hapet sonte në lokacionin Gumenje të Krushevës në organizim të komunës.

Në manifestimin që paraqet kulturën, traditën dhe historinë e Krushevës fjalim do të ketë kryeministri Dimitar Kovaçevski i cili sivjet kryeson delegacionin qeveritar në Krushevë me rastin e shënimit të festës kombëtare të Ilindenit.

Paraprakisht, kalorësia do të arrijë para shtyllës së Republikës së Krushevës, me çka delegacioni për vendosjen e luleve me kalorësinë do të drejtohet për në Gumenje. Do të vendosen lule para bustit të Vele Markovit, mbi varrin e Pitu Gulit, mbi varrin e Toshe Proeskit, para përmendores së varrezave partizane dhe kryengritësve të Ilindenit.

Në kuadër të programit të manifestimit është paraparë vizitë në shtëpinë përkujtimore të Kongresit Smilevski dhe vendosjen e luleve para përmendores së Damjan Gruevit.

Pas hapjes së manifestimit para monumentit “Ilinden”, do të performojnë Filarmonia kombëtare dhe kori i Operës dhe baletit kombëtar, ansambli “Vallja” dhe balerina Ivana Kocevska. Në pllajën afër Gumenjes do të lexohet Manifesti i Krushevës dhe do të mbajë fjalim kryetari i Këshillit “Dhjetë ditët e Republikës së Krushevës”, mr. Tome Hristoski.

Sipas programit, në fund të mbrëmjes do të mbahet koncert, ndërsa do të performojnë edhe disa këngëtarë maqedonas.

Manifestimi qendror me rastin e Ilindenit do të mbahet nesër në Meçkin Kamen.