Mariçiq pret në aeroport kryeministrin spanjoll
Shkup, 31 Korrik – Vendi ynë ka miq të vërtetë në Bashkimin Europian, kështu shkruan zëvendës kryeministri për eurointegrime Bojan Mariçiq pasiqë priti në aeroport kryeministin spanjoll.
Pas hapit historik që hodhëm drejt BE-së dhe hapjes së negociatave, miku ynë tradicional dhe besnik në rrugën europiane, Kryeministri i Mbretërisë së Spanjës, Pedro Sánchez Pérez-Castejon, mbërriti në Shkup, i cili edhe një herë konfirmon qëndrimin dhe përkushtimin e Mbretërisë së Spanjës për integrimin e rajonit në Union.
Mirë se vini Pedro Sánchez Pérez-Castejon në Maqedoninë e Veriut, shkruan kështu Mariçiq.

