Nxirret nga uji trupi i pajetë i një personi në Liqenin e Ohrit
Ohër, 31 korrik – Një person 77-vjeçar është gjetur i vdekur para një hoteli në Bregdetin e Ohrit.
SPB Ohër sot kumtoi se dje rreth orës 15:1\5 minuta rasti është denoncuar në polici.
“Në SPB Ohër është denoncuar se në plazhin para hotelit në bregdetin e Ohrit, nga ujërat e Liqenit të Ohrit është nxjerr R.M. (77) nga fshati Pllasnicë, Makedonski Brod. Pas reanimimit të kryer, nga ana e Ndihmës së parë mjekësore tek personi është konstatuar vdekje, pa gjurmë të dhunës”, deklaroi zëdhënësi Stefan Dimoski.
Me urdhër të Prokurorit publik, trupi i është dorëzuar familjes.

