Ky është mashkulli i jetës së Taynës

Rep-artistja e njohur shqiptare Tayna është e mbyllur sa i përket jetës së saj private.

Në rrjete sociale ajo nuk publikon imazhe të shumta me familjen e saj.

Mirëpo së fundmi pasi babai i saj festoi ditëlindjen ajo ndau një imazh të tij në Instagram, duke e quajtur mashkull të jetës.

“Gëzuar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në botë për mua, babit”, shkroi Tayna.

Theksojmë se në aspektin profesional artistja mbetët mjaft aktive me lansimin e projekte muzikore dhe koncerteve.