Tanja Vasiq Bozaxhieva, kandidate për gjykatëse në Gjykatën Kushtetuese
Shkup, 29 korrik – Komisioni për çështje të zgjedhje dhe emërime sot e ka vazhduar debatin për propozimet për gjyqtarë kushtetues. Deputetët debatuan për kandidaturën e Tanja Vasiq Bozaxhieva, e punësuar në Ministrinë e Drejtësisë si këshilltare shtetërore për legjislacion civil. Debati i komisionit do të vazhdojë pas pauzës njëorëshe që e dha kryetarja e Komisionit, Marija Georgievska.
Sipas deputetes së VMRO-DPMNE-së, Marija Petrushevska, Vasiq Bozaxhieva nuk është propozim i përshtatshëm për gjyqtare kushtetuese dhe kërkoi që të tërhiqet kandidatura e saj. Siç theksoi, me një biografi prej dy faqesh, Vasiqi nuk mund t’i mbrojë të drejtat e njeriut të qytetarëve.
Anëtarët e Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve deri më tani e kanë përcaktuar propozimin e shumicës qeveritare që gjyqtari aktual në Gjykatën e Apelit Shkup, Fatmir Skenderi, të zgjidhet gjyqtar kushtetues. Është refuzuar propozimi i VMRO-DPMNE-së që profesoresha e Fakultetit Juridik “Justijani i Parë” Rodna Zhivkovska të zgjidhet për gjyqtare kushtetuese.
Deputetët duhet t’i shqyrtojnë biografitë edhe të prokurorit publik republikan Lubomir Joveski, profesorit universitar Savo Klimovski, gjyqtarit në pension Branko Sekullovski, prokurorit Todor Vitllarov, gjyqtares së Gjykatës Administrative Vesna Jovanovskës dhe Vojisllav Dimovskit, prokuror publik nga Prokuroria Themelore Publike në Ohër.
Gjykata Kushtetuese për momentin po punon pa katër gjyqtarë të cilëve u ka përfunduar mandati, nga nëntë gjyqtarët e paraparë. Në një në përbërje jo të plotë është për rreth një viti pasi në fund të majit të vitit të kaluar u përfundoi mandati i tre gjyqtarëve – Sali Murati, Elena Gosheva dhe Nikolla Ivanovski. Në mesin e janarit të këtij viti, ndërkaq, i ka përfunduar mandati edhe gjyqtarit Jovan Josifovski.

