Për hyrje në vend pritet rreth 40 minuta

Shkup, 28 korrik –  Në vendkalimin kufitar “Tabanocë” për hyrje në shtet pritet rreth 40-50 minuta, ndërsa në “Bogorodicë” rreth 30 minuta, informon LAMM.

Siç kumtojnë që atje në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.