Pendarovski do të pranojë letrat kredenciale të ambasadorit britanik dhe të Vatikanit

Shkup, 27 korrik – Presidenti Stevo Pendarovski sot do t’i pranojë letrat kredenciale të ambasadorit të sapoemëruar të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore dhe të nuncit të sapoemëruar apostolik të Selisë së Shejtë për vendin, me seli në Sofje.

Dorëzimi i letrave kredenciale për shefin e shtetit nga ana e ambasadorit të ri britanik, Methju Loson është paraparë në ora 10, ndërsa nga ana e nuncit apostolik të Vatikanit, ipeshkvit Luçano Suriani në ora 11.