Pastrohen deponitë e egra në Karbinci, kreu i komunës Paunov bën thirrje për ndërgjegjësim

Karbinci, 26 Korrik – Kreu i komunës së Karbincit, Viktor Paunov përmes një njoftimi tregon se autoritetet komunale dhe ndërmarjet kanë pastruar deponitë e egra dhe vendet në të cilat qytetarët kanë hedhur mbeturina. Kështu ai bën apel që qytetarët të ruajnë mjedisin.

Të nderuar banorë të komunës së Karbincit, Ndërmarrja Publike e Plackovicës gjatë vitit të kaluar ka bërë pastrimin e disa deponive ilegale dhe vendosjen e tabelave që ndalojnë hedhjen e mbeturinave në vende publike, buzë rrugës, lumit etj. Do të kërkoja dhe paralajmëroja që të vazhdojmë të jemi të ndërgjegjshëm dhe të mos ndotim mjedisin, të respektojmë rregullat, ka shkruar kështu kreu i komunës, Viktor Paunov.

https://www.facebook.com/photo?fbid=473369291460968&set=pcb.473372218127342