Sela takon ambasadorin Geer
Shkup, 26 Korrik – Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela sot në zyrat e ASH-së në Shkup, priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, David Geer, njoftoi Sela përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në facebook.
“Në selinë e Aleancës për Shqiptarët në Shkup, isha i nderuar nga vizita e Ambasadorit të BE-së, ekselenca e tij David Geer. Aleanca për Shqiptarët ndan të njëjtat vlera, shqetësime dhe përcaktime për të ardhmen evropiane të vendit, andaj dhe që nga themelimi kemi luajtur rol vendimtar në debllokimin e proceseve integruese. Lufta kundër krimit dhe korrupsionit, sundimi i ligjit, shteti i drejtë dhe i barabartë për të gjithë qytetarët, si dhe zhvillimi ekonomik i vendit, mbeten poashtu shtyllat kryesore strategjike të agjendës tonë politike, e të cilat jemi të bindur se do ti realizojmë me mbështetjen e miqve nga Bashkimi Evropian gjatë procesit që pason”, ka shkruar Sela.

