Kovaçevski – Kravinjo: Potrugalia e gatshme të ofrojë mbështetje

Shkup, 26 korrik – Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot pati takim dypalësh me ministrin e Punëve të Jashtme të Portugalisë, Zhoao Gomes Kravinjo, i cili është për vizitë zyrtare dyditore në vend.

Në takim, siç kumtoi pres shërbimi qeveritar, kryeministri Kovaçevski dhe ministri Kravinjo edhe një herë e konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm dypalësh ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Portugalisë dhe biseduan për mundësitë për intensifikimin dhe avancimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh dhe shumëpalësh, në kontekst  të krizës ekzistuese ekonomike dhe energjitike me të cilën po përballet bota.

Shefi i diplomacisë portugeze shprehu përgëzime të sinqerta për hapjen e negociatave për anëtarësim të plotë të Maqedonisë së Veriut në BE, duke theksuar se për këtë  vendim nevojiteshin edhe guxim politik edhe shtetëror.

Kravinjo në këtë rast e informoi kryeministrin Kovaçevskin se Portugalia është e gatshme të ofrojë mbështetje politike dhe teknike, në vazhdimësi gjatë gjithë procesit të integrimit evropian.

Në takimin me ministrin portugez të Punëve të Jashtme mori pjesë edhe zëvendëskryeministrja për Politika të Qeverisjes së Mirë Sllavica Gërkovska.