Në “Tabanocë” pritet rreth dy orë, në “Bogorodicë” rreth 15 minuta
Shkup, 26 korrik – Për shkak të frekuentimit të rritur të automjeteve, në vendkalimin kufitar “Tabanocë” për hyrje në shtet pritet rreth dy orë, ndërsa në vendkalimin kufitar “Bogorodicë” për dalje nga shteti rreth 15 minuta.
Në vendkalimet e tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti, informoi LAMM.
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve të qytetit është i rritur.
Komunikacioni nëpër rrugët shtetërore është duke u zhvilluar pa pengesa, nëpër rrugë të thata.
LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

