Dorëzohet parashtresë në Prokurori për bastisjen tek Policia financiare
Shkup, 25 korrik – Drejtoria për polici financiare informon se deri tek prokuroria publike ka dorëzuar parashtresë lidhur me bastisjen që hetuesit nga Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar javën e kaluar e kanë kryer në hapësirat e institucionit me urdhër të dhënë nga gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata themelore penale – Shkup, në bazë të kërkesës paraprakisht të dorëzuar në Prokurori.
Siç kumtoi sot Drejtoria për polici financiare, hetuesve të PTHP-së për ndjekje të krimit të organizuar më 18 korrik u është lejuar qasja e papenguar në hapësirat e Drejtorisë, si dhe kryerje pa pengesa të urdhrit, edhe pse përmbajtja, siç pohon, nuk i plotësonte bazat formale dhe materiale-thelbësore për kryerjen e tij.
Sipas Drejtorisë për polici financiare, me veprimet e theksuara është shkaktuar dëm i madh në imazhin e institucionit, të gjithë punonjësve të tij dhe imazhin dhe integritetin e drejtorit të tij, si dhe “uljen e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë dhe prishjen e themeleve të një shteti juridik”.
“Shihet nga urdhri aspak nuk është e qartë se nga cilat të dhëna dhe dëshmi është udhëhequr parashtruesi për urdhër për bastisje, ndërsa njëherit edhe gjykatësi i cili ka dhënë një urdhër të tillë. E lartëpërmendura tregon në atë se gjatë dhënies së urdhrit, nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake është respektuar vetëm forma, por jo edhe esenca që të jepet urdhër për zbatimin e një mase të tillë pushtuese, siç është bastisja”, thuhet në kumtesën e Drejtorisë.
Për më tepër, sipas Drejtorisë, bastisja është absolutisht e panevojshme, duke e pasur parasysh se sipas kompetencave të saj, Prokuroria themelore publike për ndjekjen e krimit të organizuar mund në çdo moment t’i drejtohet dhe me vetëm një kërkesë ta marrë cilën do lëndë ose dokument për të cilin është i interesuar dhe për cilin mendon se ka nevojë.
“Pikërisht për shkak të mangësive esenciale të urdhrit për bastisje, mënyrën e veprimit gjatë zbatimit të të njëjtit serisë së mospërputhjeve, palogjikshmërive, daljes jashtë kuadrove të praktikës ligjore si dhe pabazueshmërisë për zbatimit të masës së bastisjes, të cilët udhëzojnë në arbitraritet mjaft të madh në veprimet e PTHP NKOK, nga ana e Administratës për polici financiare tek Prokurori publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut ka dorëzuar parashtresë në pajtim me kompetencat e veta ligjore për ta hetuar veprimin e prokurorisë së theksuar në rastin konkret”, informojnë nga Drejtoria për polici financiare.

