Greva e të punësuarve në Drejtorinë për Librat Amë mbetet në pezullim
Shkup, 20 korrik – Greva e të punësuarve në Drejtorinë e gjendjes civile (DGJC) mbetet në pezullim.
Siç informon Ministria e Drejtësisë, në takimin e sotëm të kryesisë së DGJC-së me Sindikatën e pavarur dhe një përfaqësues të Qeverisë, është rënë dakord që deri më 1 shtator të përgatiten tri opsione për mënyrën e rritjes së pagave të puonjësve të DGJC.
“Më 15 qershor është nënshkruar marrëveshje kolektive, me të cilën konfirmohen kriteret për pushimet vjetore dhe mungesat pa pagesë, kompensimin e pagave dhe të ardhurat e tjera, pagesën e regresit të pushimit vjetor, shtesat në pagë, shpërblimet jubilare etj. Si të drejtë të cilën sindikata dhe punëdhënësi kanë vendosur në këtë marrëveshje është që paga minimale të jetë paga bazë”, thuhet në kumtesë.
Ministria e Drejtësisë, siç thuhet, do të vazhdojë të kujdeset për avancimin e të drejtave të punonjësve të DGJC-së edhe në të ardhmen.

