Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Serbia me qëllim të përbashkët të ndërlidhjes së ti rinjve nga rajonet

Beograd, 18 korrik– Në mbledhjen e Zyrës rajonale për bashkëpunim të të rinjve që u mbajt sot në Beograd, ku morën pjesë edhe ministrat për Rini dhe Sport të Serbisë, Vanja Udoviçiq, ministres shtetërore për Rini dhe Fëmijë të Shqipërisë, Bora Muzhaqi, drejtorit të Agjencisë për Rini dhe Sport të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Naumçe Mojsovski, si dhe përfaqësues të qeverive dhe të rinjve, njofton korrespondenti i MIA-s nga Beogradi.

Ministri Udoviçiq, me kolegët nga Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm, por edhe shumë plane dhe mundësi për veprim të përbashkët në të ardhmen. Në takimet, bashkëbiseduesit shkëmbyen përvoja dhe informacione për projektet e realizuara deri më tani, si dhe për mundësitë që mënyra të ndryshme të ndërlidhjes së të rinjve nga rajoni në të ardhmen, me ç’rast u konkludua se roli i të rinjve është kyç për krijimin e të ardhmes stabile dhe perspektive të rajonit.

Një nga temat e takimit të njërit dhe të tjetrit ishte funksionimi i Zyrës rajonale për bashkëpunim rinor, me punën e së cilës të rinjtë lidhen me njëri-tjetrin dhe bashkëpunojnë drejtpërdrejt dhe me sukses përmes projekteve të përbashkëta. Po ashtu, ministri Udoviçiq, ministrja Muzhaqi dhe sekretari shtetëror Mojsovski e theksuan rëndësinë e madhe për bashkëpunimin rajonal të iniciativës Ballkani i Hapur, që është me interes për të tri vendet, por edhe për të gjithë rajonin.