Bastisje në zyrat e Arafat Muaremit, drejtorit të Policisë Financiare
Shkup, 18 korrik – Prokuroria për ndjekje të krimit dhe korrupsionit, ka kryer bastisje në hapësirat e drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi, informon Zhurnal.
Nga atje thonë se po veprojnë për një denoncim penal që është dorëzuar në Prokurori nga një grupë e qytetarëve. Muaremi nuk është i kapshëm për koment.
Edhe pse ai është pjesë e procedurës parahetimore për konfiskimin e pasurisë së Sead Koçan, gjithsesi nga Prokuroria thonë se ky denoncim ka të bëjë me diçka tjetër por nuk zbulojnë se çka.
Në kallëzimin penal, Muaremi, si hetues i atëhershëm i PSP-së, dhe prokurorë të PSP-së ngarkohen për shoqërim me tanimë të dënuarin Sead Koçan, sepse siç thonë, kanë sjellur vendime me të cilat tani është vështirësuar konfiskimi. Përshkak lëshimeve të tyre, pasuria e Koçanit nuk mund të konfiskohet.
Policia Financiare konsideronte se Avokatura e Shtetit, përmes qëndrimeve të deklaruara në media po përpiqet të defokusojë opinionin nga hetimi që po udhëhiqet për rastin me konfiskimin e pasurisë së Transmet, dhe procedurën për falimentimin e kësaj firme.
Pasuria e Koçanit nuk është konfiskuar, e për këtë ende askush nuk ka marë përgjegjësi./Zhurnal.mk

