Memorandum bashkëpunimi mes BP dhe KSHPK
Shkup, 18 korrik – Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit sot kanë nënshkruar Memorandum për bashkëpunim, i cili mundëson shkëmbim të ndërsjellë të përvojave dhe njohurive, praktikave të mira, si dhe konsultimi i ekspertëve për çështje me interes.
“Memorandumi për bashkëpunim është rezultat i bashkëpunimit afatgjatë të suksesshëm dhe të hapur ndërmjet Bankës Popullore dhe Komisionit Shtetëror, me qëllim të parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të interesave, i cili është përcaktuar edhe në Politikën për Parandalimin e Korrupsionit, miratuar nga Banka Popullore në vitin 2021. Zbatimi i dispozitave të Memorandumit do të jetë shumë domethënës për të dy institucionet, të cilat përmes bashkëpunimit të drejtpërdrejtë dhe të përhershëm do të kontribuojnë në zbatimin e politikës së intolerancës ndaj korrupsionit. Për zbatimin e Memorandumit do të ketë trajnime të përbashkëta për forcimin e kapaciteteve me qëllim të përmirësimit të kapaciteteve profesionale të punonjësve të BPRMV-së dhe KSHPK-së, njofton Banka Popullore.
Nga aty shtojnë se forcimi i bashkëpunimit me Komisionin Shtetëror është një nga aktivitetet e Bankës Popullore për të mbështetur luftën kundër korrupsionit, duke mbajtur standarde të larta ligjore dhe etike dhe duke aplikuar një shkallë të lartë të sjelljes profesionale dhe të paanshme në zbatimin e qëllimeve dhe detyrave.

