Ndryshimet kushtetuese, Bilalli: Qeveria nuk i ka numrat por ka ende kohë

Shkup, 17 Korrik – Me hapjen e negociatave mbetemi në perspektivë e cila thyen pesimizmin se vendi nuk ka kapacitet për t’i nisur ato thotë profesori universitarë Mersel Bilalli  për TVM 2, duke veçuar kështu përkushtimin në reforma gjatë procesit të negociatave. Duke u bazuar në përvojat e vendeve që kanë kaluar këtë proces sipas tij çështja e skriningut do të marrë shumë kohë para se të vijë te ndryshimet kushtetuese.

“Këto bisedime starti i tyre do të mbjellë një optimizëm një shpresë te njerëzit, dikush thotë se këto janë vetëm çështje të aspektit të reklamave partiake sepse objektivisht  shumica qeveritare nuk e ka numrat për ndryshimet Kushtetuese, por realisht pra këto bisedime startojnë me atë që akoma nuk zhytemi në çështjet esenciale. Çështja e dytë që do të humbë shumë kohë është çështja e skriningut dhe skriningu shumë vendeve të cilat kanë kaluar nëpër këtë process,  u ka shpenzuar një vit e gjysëm deri më dy vite. Kështu që para ndryshimeve Kushtetuese, do të na duhen dy vite.”, tha profesori universitar, Mersel Bilalli.

Veç efektit psikologjik sipas tij duhet kuptuar edhe dobinë nga zhvillimi ekonomik.

“Njerëzit definitivisht duhet ta kuptojnë se zhvillimi ekonomik është patriotizmi më i lartë mbi gjitha, ai është i karakterit egzestencial, largimi masiv i njerëzve tregon se kompasi jonë nuk është duke funksionuar në kriteret normale. Kjo që shohim sot paradime të ndryshme, protesta por edhe retorika shum agresive unë mendoj se janë më shumëçështje të instrumentalizara. Si duket populli gradualisht është duke e kuptuar këtë, pra janë në pyetje agjenda që nuk kanë asgjë të përbashkët me interesat e popullit maqedonas.”, tha Bilalli.

Sipas Billallit nëse do të kishim akceptuar marrveshjet që nga vitet e 90-ta me siguri që do të ishim shumë më të avancuar në rrugën drejt BE-së. Nga 16 shtete të Evropës lindore dhe juglindore, Maqedonia, tani e Veriut, ishte e dyta pas Sllovenisë, nënvizon Bilalli.