Sanksionohen 76 shoferë në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles
Shkup, 17 korrik – Gjatë kontrollit në autostradën Kumanovë – Shkup – Veles për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar që u zbatua sot, janë sanksionuar 76 shoferë.
Prej tyre, siç kumtoi Ministria e Punëve të Brendshme, 14 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar, kurse tre automjete kanë lëvizur me shpejtësi madje më shumë se 70 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar.
“Kontrollet e përforcuara vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që t’i respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe bashkërisht të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, theksohet në kumtesë.

