Pa energji elektrike nesër disa pjesë të Shkupit
Shkup, 17 korrik – Pa energji elektrike nesër do të jenë konsumatorët e rrugës “Serava”, si dhe ARM Sollunska Gllava, Kitka, Karaxhica, Malla Reka, fshati Cërvena Vodë, Paligrad, Aldincë.
Siç kumtoi QRMK, pas njoftimit paraprak nga EVN Maqedoni SHA, për shkaqe teknike në rrjetin shpërndarës pa energji energji elektrike në periudhën nga ora 9 deri 14 do të jenë konsumatorët e rrugës “Serava”, ndërtesa nr. 63 dhe ndërtesa nr. 89, ndërsa në periudhën nga ora 9 deri në 14:30 – ARM Sollunska Glava, Kitka, Karaxhica, Malla Reka, f. Cërvena Vodë, Paligradi, Aldinca.

