VMRO “bën cirk” para Kuvendit, dënon me nga 101 vite burg Osmanin, Mariçiqn dhe Kovaçevskin
Shkup, 15 korrik – Unioni i të rinjve të VMRO-DPMNE-së sot para Kuvendit, realizuan një performansë, apo më mirë thënë “shfaqje teatrale” ku i dënuan me nga 101 vite burg, Dimitar Kovaçevskin, Bujar Osmanin dhe Bojan Mariçiqin përshkak se siç thonë, e kanë shitur shtetin, përcjellë Zhurnal.
Ata këtë e bënë në emër të qytetarëve.
“Në emër të qytetarëve të RMV-së, gjykata e popullit ka dënuar me 101 vite burg personat Dimitar Kovaçevski, Bujar Osmani dhe Bojan Mariçiq përshkak keqpërdorimit të pozitës me qëllim sjelljen e Republikës së Maqedonisë në pozitë të nënçmuar. Këta persona përmes veprimeve të tyre përjetësisht i rrënojnë pozitat negociuese të shtetit dhe kanë punuar në kundërshtim me interesat shtetërore dhe nacionale, duke shkelur Kushtetutën dhe ligjet në Maqedoni”, tha Jana Marija Stefanovska.
Ajo tha se këta persona e bëjnë këtë derisa të asimilohet dhe bullgarizohet Maqedonia.


