Dujovski: Anëtarësimi në BE do ta përforcojë sigurinë

Shkup, 15 korrik – Refuzimi i propozimit francez do të thotë procese retrograde që mund të na largojnë dhe përsëri të na lënë vetë. Në këtë gjendje anëtarësimi në NATO mund të ndihmohet, por sigurisht nuk do të garanton sigurinë në mënyrë që kjo të jetë me anëtarësimin e plotë të shtetit tonë në BE, deklaroi dekani i Fakultetit të sigurisë, profesor Nikolla Dujovski, në lidhje me rreziqet e sigurisë për shtetin, derisa nuk pranohet apo refuzohet propozimi-korniza negoicuese.

“Anëtarësimi në NATO është përgjigje për këtë çështje. Anëtarësimi në NATO na siguron neve. Në këtë konflikt në mes Rusisë dhe Ukrainës ne jemi më të qetë edhe si shërbime edhe si shtet për atë se shkëmbjemë të mira dhe informacione kualitative dhe nuk ka probleme në lidhje me avancimin e shtetit drejtë integrimeve evropiane. Anëtarësimi në BE mund të përforcojë gjendjen e sigurisë”, theksoi Dujovski.

Ai pret se do të ketë sukses dhe në lidhje me synimin e parë strategjik, në lidhje me anëtarësimin në BE.