Rritje alarmante me të infektuar, sot 494 raste të reja

Shkup, 14 Korrik – Në Maqedoninë e Veriut vazhdon rritja alarmante e të infektuarve me COVID-19. Vetëm në 24 orët e fundit prej 1.365 të testuarve kanë rezultuar 494 të infektuar. Ministria e Shëndetësisë i publikoi të dhënat e detajuara për virusin korona në vend për 24 orët e fundit.

Të dhënat janë si vijon:

  • Raste të reja: 494
  • Riinfektime: 105
  • Të vdekur në 24 orët e fundit: 0
  • Të vdekur të raportuar në Termini im: 0
  • Të shëruar: 276
  • Testime: 1.365

Numri i rasteve aktive me Covid-19 në vend është 2.309. Shkupi është qyteti me më shumë raste aktive, pasuar nga Manastiri dhe Kumanova.

Nga fillimi i pandemisë:

  • Të infektuar: 317.634
  • Të shëruar: 305.988
  • Të vdekur: 9.337
  • Testime: 2.094.710