Arrestohet edhe një person që përdori revole gjatë protestave në sheshin “Skenderbeu”
Shkup, 14 korrik – Është arrestuar edhe personi i tretë i cili kishte nxjerë revole gjatë incidentit në sheshin Skenderbeu javën e kaluar, kur demonstrantët gjuanin me gurë ndaj objekteve afarishte shqiptare.
Bëhet fjalë për A.R i lindur në vitin 1993. Ai e ka pranuar veprën.
Më parë, policia ka arrestuar edhe dy persona tjerë të cilët kishin përdorur revole atë ditë./Zhurnal.mk

