Ministri Spasovski bën thirrje për protestë paqësore

Shkup, 14 korrik – Edhe sot si edhe të gjitha ditët e kaluara pasi filluan protestat e paparalajmëruara, bëj thirrje për praktikim të protestës paqësore si pjesë e dialogut, shkroi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk.

Ai bën të ditur se dialogu vazhdon në mbledhjet e sotme kuvendore në të cilat është paralajmëruar fjalim i kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen dhe në të cilat do të debatohet për Informacionin për përmbajtjen e Propozim-kornizës negociuese për bisedimet për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, e propozuar nga ana e Presidencës së Francës më 30 qershor 2022.

Edhe pse as protesta e djeshme, as protestat gjatë disa ditëve të kaluara nuk ishin lajmëruar si duhet, shkruan Spasovski, bëj thirrje për vetëdije dhe përgjegjësi në veprime. Asnjëherë më të rëndësishme dhe më vendimmarrëse nuk ishin vlerat evropiane dhe manitë socio-kulturore se sa tani – momentum kur proceset demokratike duhet të vijojnë pandërprerë.

“Qytetarë të respektuar, maqedonas, shqiptarë, serbë, turq, romë, vllahë, të gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Ju siguroj, policia maqedonase mbetet në nivelin e detyrës së saj në mbrojtjen e të drejtës së garantuar me kushtetutë protestave të qytetarëve dhe gjithsesi, për sigurinë e institucioneve dhe qytetarëve”, shkroi Spasovski në Fejsbuk.

https://www.facebook.com/o.spasovski/posts/590707102426233