E VRATË PËR HERË TË TRETË/ Shoferit që goditi për vdekje Viktorijan i rritet dënimi në 4 vite burg

Shkup, 12 korrik – Gjykata e Apelit sot ka rritur dënimin me burg për shoferin i cili shkeli me veturë Viktorija Nikollovën përballë qendrës tregtare City Mall nga tre në katër vite, informon Zhurnal.

Për prindërit e Viktorijas, ky dënim është shumë i vogël ndërsa me këtë veprim ata e kanë vrarë për herë të tretë atë.

Babai i të ndjerës, Sllave Nikollov thotë se ata kërkojnë drejtësi por nuk po e gjejnë dot, kërkojnë ngushëllime por nuk e gjejnë, e kërkojnë Viktorian por nuk është.

“Viktorija në afat prej pesë muajve u vra tre herë, hera e parë u godit nga një i pandërgjegjshëm në komunikacion, dy herë u godit nga gjyqësia e paprekshme në Maqedoni. Sa peshon një vrasje, sa peshon një jetë e njeriut, sa janë të rëndësishme regullat ligjore, sa është e rëndësishme për ju zonja dhe zotërinj të ulur me komoditet në funksionin tuaj si gjykatës, e cila më parë ishte simbol i drejtësisë, e sot simbol i padrejtësisë!! A parandaluat raste të reja të vdekjeve në shtet!? A parandaluat rast të ri si i Viktorijas!? A parandaluat dhunë në komunikacion!? Jo, jo dhe jo!”, tha Sllave Nikollov.

Ai ankohet se për vepra të vogla i dënojnë njerëzit me nga 3-4 vjet burg, ndërsa për vepra të rënda i lirojnë dhe gjejnë ndërmjetësim./Zhurnal.mk