Akuza për incidentet në protestat në Shkup kundër propozimit francez

Shkup, 12 korrik – Prokuroria Themelore Publike Shkup, pas procedurës paraprake, sot në Gjykatën kompetente ka dorëzuar aktakuzë kundër gjithsej 12 personave për pjesëmarrje në incidentet gjatë protestave në Shkup kundër propozimit francez për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian, nëntë prej të cilëve akuzohen për veprën penale “pjesëmarrje në turmë”, ndërsa tre persona ndiqen penalisht për “shkaktim rreziku të përgjithshëm”.

Për shtatë nga të pandehurit, Gjykata në procedurë paraprake ka caktuar masën e arrestit shtëpiak, ndërsa për pesë është caktuar masa e paraburgimit. Për të siguruar praninë e të pandehurve gjatë procedurës, prokurorët publikë kompetentë sot i kanë dorëzuar Gjykatës propozime për vazhdimin e masave të përcaktuara në këtë mënyrë.

Siç informon PP, gjatë një tubimi publik të qytetarëve, më 5 dhe 6 korrik, nëntë të pandehur kanë marrë pjesë në turmën që ka kryer veprën panele “dhunë” para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ata hodhën gurë, pllaka bekaton, sende hekuri, shenja trafiku, kosha plehrash dhe mjete piroteknike ndaj policëve të vendosur në kordonin e policisë për të mbrojtur ndërtesën e Kuvendit. Duke vepruar kështu një polic është lënduar rëndë, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar 26 policë. Të pandehurit i kanë shkaktuar dëm Kuvendit në vlerë të përgjithshme prej 576.665 denarë, kanë dëmtuar pajisje policore dhe një veturë policore “Shkoda Jeti”, kumtuan nga PP.

Aktakuzë është ngritur edhe kundër dy banorëve të Shkupit, të moshës 18 dhe 26 vjeçare, të cilët sipas PP kanë shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën dhe trupin e njerëzve në vendin ku ishte grumbulluar një numër i madh i njerëzve.

“Një i pandehur ka përgatitur një “koktej molotovi”, duke futur benzinë ​​dhe një copë leckë në një shishe qelqi, pas së cilës ia ka dorëzuar lëndën përgjithësisht të rrezikshme të pandehurit tjetër, i cili e ka hedhur në kordonin e ngritur nga punonjësit e policisë, saktëson PP.

Për shkak të rrezikut publik po ndiqet 40-vjeçari nga Shkupi, i cili më 6 korrik në pllajën përballë sheshit Skënderbeg me një armë përgjithësisht të rrezikshme pistoletë Valter model R 99 me një kalibër 9×19 mm, të cilin e zotëronte me leje ka shkaktuar rrezik të konsiderueshëm për jetën ose trupin e njerëzve.

“Gjatë lëvizjes së grupit të qytetarëve që kanë marrë pjesë në tubimin publik, i pandehuri në dy raste ka qëlluar dy plumba në ajër, theksojnë nga PP