511 raste të reja me Covid, 264 të shëruar dhe dy të vdekur

Shkup, 12 korrik – Në 24 orët e fundit në RMV janë bërë 1489 testime ndërsa janë regjistruar 511 raste të reja me Covid, informon Zhurnal.

Janë regjistruar gjithashtu 264 pacientë të shëruar ndërsa kanë vdekur dy pacientë sipas regjistrit “Termini im”. Bëhet fjalë për pacientë 72 dhe 88 vjeç nga Shkupi.

Për momentin rastet aktive shënojnë 1889 të infektuar./Zhurnal.mk