Levica: Ademi tregoi se pushteti po e fsheh protokollin
Shkup, 11 korrik – Në konferencën e sotme për shtyp, kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, tha se Protokolli nuk publikohet me pretekstin se i njëjti nuk është finalizuar dhe nënshkruar.
Në Qëndrimin e përgjithshëm të BE-së, i cili ka të bëjë në hapjen e negociatave me Maqedoninë, qartë i referohet nenit 12 të Marrëveshjes me Bullgarinë dhe Protokollit, i cili i zbukuruar quhet Raport Vjetor ose Rishikim.
Me fjalë të tjera, PROTOKOLLI ËSHTË PJESË E “PROPOZIMIT “FRANCEZ”.
Duke pasur parasysh këtë, si mundet Protokolli të mos finalizohet, kur i njëjti është pjesë e propozimit “francez”?
Apo ndërkaq i njëjti në të vërtetë nuk është finalizuar, atëherë si Kuvendi do të vendosë rreth propozimit “francez” kur pjesë e atij propozimi është një Protokoll i pafinalizuar?
Karakteristikë themelore e demokracisë janë qytetarët e informuar dhe marrje të vendimeve transparente mbi bazë të informacioneve.
Konferenca e sotme për shtyp është një pres konferencë klasike e një regjimi autokratik qëllimi i të cilit nuk është të informojë, por ta manipulojë publikun dhe të përhapë dezinformata.
Prandaj ju ftojmë edhe sot, në orën 19:00, të dalim masivisht në protestë për t’i thënë JO regjimit hibrid dhe metodave të tij autokratike!

