Spasovski: Gjatë protestave janë lënduar 54 policë
Shkup, 11 korrik – Gjithsej 54 policë janë lënduar gjatë protestave të VMRO-DPMNE-së kundër propozimit francez.
Për këtë njoftoi vet sot ministri i brendshëm Oliver Spasovski.
Ai u shpreh se për vetëm një ditë ishin lënduar 47 policë.
“Kishte 47 policë të lënduar në një ditë, përndryshe numri i përgjithshëm është 54 për të gjitha ditët që kanë protestuar qytetarët”, thotë Spasovski.
Ai apeloi për protesta të qeta sepse nëse dikush ngritë duart mbi policët, kjo konsiderohet si sulm ndaj shtetit./Zhurnal.mk

