AKE-ja në mbledhje publike do të ndajë miratime për 5G

Shkup, 11 korrik – Agjencia për komunikime elektronike  (AKE) sot në mbledhje publike do të ndajë miratime për gjeneratën e celularëve 5G.

Në agjendën e mbledhjes së parë të AKE-së, këtë vit përskaj vendosjes së 5G në shtet, janë edhe temat për roaming për Ballkanin Perëndimor dhe përkushtimet për sigurimin e roamingut më të lirë me BE-në, siguria sajber dhe për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve përfundimtar të shërbimeve për komunikime elektronike.

Sipas vendimit të AKE-së, paraprakisht e konfirmoi lartësinë më të ultë të kompensimit të njëfish dhe mënyrën e pagesës për marrjen e miratimeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave nga 700 Mhz dhe 3.x GHZ. Kompensimi i njëfishtë për miratimet A2 dhe A3 është 5,25 milion euro, ndërsa nga 2,9 milion euro për B2 dhe B3. Nga 10,8 mijë euro për kompensime për miratimet B41, nga 5,4 mijë euro për B44 dhe B45, dhe nga 6,3 mijë euro për B46.

Letrat për shfaqje të interesit të synimit të publikuar për zbatimin e procedurës së tenderit publik, deri te AKE-ja kanë dorëzuar NEOTEL, A1 Maqedoni dhe Telekomi i Maqedonisë.

Më 25 nëntor të vitit të kaluar AKE-ja njoftoi tender për dhënie të miratimeve për shfrytëzimin e radiofrekuencave për gjeneratën e pestë celulare 5G, por u ndërpre sipas procedurës së Komisionit për mbrojte të konkurrencës pasiqë u dorëzua ankesë prej një nga palët e interesuara, ku pretendohet se nga kushtet e ofruara për hyrje në rrjetin e operatorit të ri po minohet konkurrenca e tregut.