Zjarret dhe parandalimi i tyre: Shkaktarë, temperaturat dhe faktori njeri

Tetovë, 10 Korrik – Temperatuarat e larta pakujdesia e qytetarëve janë disa nga shkaqet që kemi shpërthime të shumta të zjarreve  në Pollog, thonë  nga NJTKZ Tetovë.

Sipas tyre këtë vit numri i zjarreve është më i lartë se vitin e kaluar, kërkojnë nga policia që të dënohen të gjitha ata persona që me vetëdije ndezin  zjarre.

“Shkaktar kryesor është njeriu, për shkak se dihet, pasi çdo herë kemi intervenime të shpeshta në natyrë, por edhe temperaturat ndikojnë në këtë drejtim. Kemi bërë apel edhe të inspektoriati edhe te policia që të njejtit persona të dënohen.Zjarret janë në rritje këtë vitë,krahasuar me vitin e kaluar kemi pasur 402 raste ë intervenime, vetëm tash kemi 307 rast të zjarreve” – tha Avni Ameti nga NJTKZ -Tetovë.

Me shpalljen e Malit Sharr park kombëtar janë rritur edhe dënimet për të gjithë ata persona të papërgjegjshëm të cilët ndezin zjarre.

Nga SPB Tetovë kofirmojnë se tash më është në fuqi vendimi, me të cilin do të pësojnë dënime për personat e papërgjegjshëm.

Nga SPB Tetovë thonë se ndërmarrin masa konkrete lidhur me zjarret e shkaktuara që mbulon ky sektorë, duke u nisur nga aktivitetet për parandalim, si takime me grupe dhe shoqata të alpinistëve, qytetar të ndryshëm, nxënës të shkollave si dhe me apele të shpeshta në mediume. Gjithashtu nuk mungojnë as masat represive kundër të dyshuarve për zjarrvënie me apo pa vetëdije, gjegjësisht nga pakujdesia ndaj të cilëve janë përgatitur parashtrimet përkatëse në bazë të neneve 227 dhe 288 nga Kodi Penal i RMV -së, që kanë të bëjnë me zjarrvëniet dhe shkaktimin e rrezikut të përgjithshëm. Zjarrfikësit në Tetovë, kujdesen edhe për pesë komunat rurale që është një ngarkesë shtesë, pasi keto komuna nuk koontribojnë as vullnetarisht e as nuk participojnë me mjete financiare për këtë njësi.