Në Tabanoc për hyrje në vend pritet 40 minuta

Shkup, 10 korrik – Në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vend pritet rreth 40 minuta. Në vendkalimet e tjera, nga ana e vendit tonë, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, kumtoi LAMM.

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa pengesa, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektim të sinjalizimit të vendosur rrugor dhe drejtim i kujdesshëm me automjetet, posaçërisht nëpër gryka malore, lugina lumenjsh dhe vendkalime malore ku ka mundësi për paraqitje të shembjeve. Kjo posaçërisht ka të bëjë me akset Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.