Afrim Gashi uron festën e Kurban Bajramit

Shkup, 9 Korrik – Kreu i AlterNativës Afrim Gashi uron besimtarët musliman festën e Kurban Bajramit.

“Në çastet kur gjithçka është në shenjë të flijimit, në këtë festë të madhe të sakrificës, duke ndërmendur gatishmërinë për sakrificë të Ibrahimit, na vijnë në mend jo vetëm sakrifikuesit dhe ekzemplarët më të mirë të sakrificës në historinë e botës, por edhe ata të historisë sonë më të afërt. Ata na thonë se vetëm ata që arrijnë ta flijojnë atë që e duan më shumë, përfshirë edhe jetën e tyre, mund të fitojnë vlerë të përtejme dhe të përjetshme. Gatishmëria e Ibrahimit që ta flijojë të birin e vetëm dhe të shumëpritur, Ismailin, është shkalla më e lartë e sakrificës, para së cilës stepemi të gjithë, ashtu siç na sosen fjalët kur qëndrojmë para sakrificës së familjes Jashari në Prekaz. Janë këta shembuj ilustrues se kjo botë nuk do të ishte e këtillë pa mundin dhe pa gjakun e heronjve.

Këto, veç tjerash, janë leksionet e Bajramit të Kurbanit, i cili bashkë me simbolikën e sakrificës na vjen edhe me haxhin ose pelegrinazhin vjetor të besimtarëve në vendet e shenjta, ku me miliona haxhinj janë bashkuar për ta adhuruar Perëndinë, për t’u lutur me përgjërim për paqe, dashuri, shëndet e lumturi.

E sot, duke e përjetuar festën e Bajramit, t’i kujtojmë edhe ato familje që i kanë humbur të dashurit e tyre, t’i kujtojmë ata që kanë nevojë për buzëqeshjen tonë dhe për dorën tonë. Mos të harrojmë se edhe “buzëqeshja është lëmoshë”. Sot të gjithë duhet të jemi të lumtur e të gëzuar.

E gëzofshi për shumë vjet Bajramin e Vogël.

Paçi shëndet, lumturi dhe gjithë të mirat në jetë.

Me fat Kurban Bajrami!

Bayram Mubarek Olsun!”

Честит Курбан Бајрам!

Eid Mubarak.

Afrim Gashi