Ali Ahmeti uron besimtarët islam për nderë të Kurban Bajramit
Tetovë, 9 Korrik – Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij në FB ka uruar të gjithë besimtarët për nderë të festës së madhe të kurban Bajramit.
Të dashur vëllezër dhe motra.
Në këto çaste festive të Kurban Bajramit ju uroj nga zemra shëndet, paqe, dashuri dhe mbarësi në vatrat tuaja familjare.
Le të reflektojmë të frymëzuar nga mirësitë e kësaj feste mbi praktikimin e përditshëm të parimeve të besimit, solidaritetit, pajtimit dhe përhapjes së mirësisë për të pasur jetë të lumtur.

