Qeveria e shqyrtoi Propozim- ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energjetikë

Shkup, 5 korrik – Në seancën e sotme Qeveria ka shqyrtuar Propozim ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për energjetikë për shkak të nevojës së imponuar mbi krizën globale energjetike për krijimin e kushteve për rritjen e prodhimit të energjisë elektrike nga burimet e rinovueshme dhe për shkak të harmonizimit të Ligjit për energjetikë me ligjet e reja horizontale, Ligjin për investime strategjike, Ligjin për mbikëqyrje inspektuese, Ligjin për dokumente elektronike dhe identifikim elektronik si dhe Draft- ligjin për ndërtimin e centraleve fotovoltaike dhe Draft- ligjin për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.

“Draft- ligji i ri miratohet edhe me qëllim të harmonizimit shtesë të Ligjit për energjikë me rregulloret përkatëse të Bashkimit Evropian, gjegjësisht Direktivën e BE-së 2019/944 për rregullat e përbashkëta për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe Rregulloren e BE-së 2019/943 për tregun e brendshëm të energjisë elektrike dhe ruajtjes së energjisë elektrike si një aktivitet i ri energjetik, Rregulloren 1227/2011 për integritet dhe transparencë të tregjeve të energjisë me shumicë, Rregullorja 347/2013 për infrastrukturën energjetike trans-evropiane, Rregulloren 2015/1222 për vendosjen e rregullave për kapacitetin dhe menaxhimin, si dhe Rekomandimi 2018/01/MC-EnC i Këshillit ministror të komunitetit energjetik për hartimin dhe miratimin e Planit të energjisë dhe klimës, informon Pres shërbimi qeveritar.

Me ndryshimet në Ligjin për energjetikë, mes tjerash mundësohet që Qeveria të miratojë Strategjinë e zhvillimit të energjisë në periudhë më të shkurtër se pesë vjet për të parashikuar trendët globale në fushën e energjisë që krijohen nga aspekti i përshpejtimit të teknologjive të reja, ndryshimi i strukturës së kërkesës për energji, dinamika e zhvillimit të tregjeve të energjisë dhe mbi të gjitha me qëllim ndërmarrjen në kohë të masave për mbrojtjen nga ndryshimet klimatike.