Edhe Dhurata Dora do të performojë në festivalin “Sunny Hill”

Festivali “Sunny Hill” po vazhdon të publikoj emrat e artistëve që do të marrin pjesë në këtë spektakël.

Së fundi faqja zyrtare e këtij festivali ka bërë me dije që edhe një artiste tjetër e njohur shqiptare do performojë në “Sunny Hill”.

https://www.instagram.com/p/CfmDeK4oj8Y/?utm_source=ig_embed&ig_rid=e2c3da48-aefe-4a9e-88e9-41a588ddf3ce

Fjala është për këngëtaren shqiptare Dhurata Dora, që pritet të këndoj në mes emrave të njohur të artistëve shqiptarë e të huaj.

Ndryshe ky festival do mbahet nga data 4 deri me 7 gusht në Parkun e Gërmisë në Prishtinë.