Diskutim për ngritjen e vetëdijes për problemin me papunësinë e të rinjve

Shkup, 5 korrik – Në suaza të projektit evropian “Çka dëshirojnë të rinjtë – Profesionet e së ardhmes kërkojnë njohuri dhe shkathtësi sot” sot në Dhomën publike do të mbahet ngjarje publike për ngritjen e vetëdijes publike për problemin me papunësinë e të rinjve, sensibilizimin e temës dhe mobilizim më të madh të të gjitha palëve të involvuara.

“Në suaza të ngjarjes do të debatojnë përfaqësues të të rinjve, si dhe të sektorit afarist, ndërsa ngjarja ka për qëllim të japë kontribut dhe mbështetje përmes diskutimit publik dhe konkludime të temave se çfarë profile të rinjsh i nevojiten tregut të punës, por edhe si kompanitë pritet të investojnë në adaptimin e vendeve të reja të punës, përkatësisht në zhvillim të shkathtësive dhe njohurive adekuate të cilat fillimisht kanë të bëjnë me të rinjtë dhe profesionet e së ardhmes”, informojnë organizuesit e ngjarjes.

Sfidë kryesore e ngjarjes është identifikimi i nevojave dhe qëndrimeve të të rinjve, përkatësisht pritjet e tyre nga punëdhënësit, ndërkaq e tëra me qëllim të interesit më të madh për aplikimin e tyre dhe përfshirjen e tregut të vendit, në vend të vetëm tregjeve të punës të vendeve nga bota.

“Në këtë kuptim, konsiderojmë se është posaçërisht me rëndësi tek shfrytëzuesit e drejtpërdrejtë, por edhe mes opinionit të përgjithshëm për kërkesat dhe nevojat e të rinjve t’i krijojnë kushtet dhe mënyrat e punës dhe vendet e punës me qëllimin e fundit ndërlidhje dhe kënaqësi tek të dyja palët e tregut të punës”, thuhet në kumtesë.

Projekti “Çka dëshirojnë të rinjtë – Profesionet e së ardhmes kërkojnë shksthtësi sot” implementohet nga ana e Institutit për menaxhim të mirë dhe perspektiva evropiane (IDUEP). Ky projekt është financuar nga Bashkimi Evropian, ndërkaq subgrantuar nga ana e fondacionit “Ana dhe Vllade Divac”, Lidhja rinore Krushevë dhe tre organizata të tjera partnere nga rajoni