Ambasada e Suedisë organizon ngjarje “Suedia në Parkun e qytetit”
Shkup, 5 korrik – Ambasada e Suedisë në Maqedoninë e Veriut sot organizon ngjarje nën qiell të hapur “Suedia në parkun e qytetit”. Ngjarja do të mbahet te “Guaska”.
“Programi përfshin aktivitete të ndryshme, edhe për të rriturit dhe fëmijët, të ndarë në pesë kate tematike: demokracia, barazia gjinore, mjedisi jetësor, kultura dhe siguria në trafik, të cilat korrespondojnë në fushat prioritare tematike në të cilat punon Suedia”, informojnë nga Ambasada.
Janë parashikuar edhe punëtori për ripërdorimin dhe riciklimin e mbetjeve, do të luhet loja e dyshemesë “Elekshënvill”, janë planifikuar edhe diskutime të shkurtra me titull “Të flasim për…” mbetjet, barazia gjinore dhe roli i baballarëve, për pjesëmarrjen e të rinjve, të cilat janë të hapur për të gjithë vizitorët, dhe në këndin e kulturës do të ketë lojëra suedeze, muzikë suedeze dhe vallëzime që janë tipike për festën verore suedeze – “Midsomar”.
Vizitorët do të mund të shohin ekspozitën “Re:Mbetje”, si dhe ekspozitën “Baballarët maqedonas”, e cila përbëhet nga foto të dërguara prej baballarëve nga pjesë të ndryshme të vendit në konkursin e vlerësuar të fotove të Ambasadës, dhe vizitorët do të mund të votojnë për foton më të mirë, ku në bazë të votës do të shpërblehen tre foto.
Në fund të programit do të shfaqet sonte filmi “Biçikleta Vs Makina”.

