Nesër mblidhet Këshilli për Siguri
Shkup, 2 Korrik – Nesër me fillim nga ora 12:00 në Kabinetin e presidenti do të mbajë mbledhje Këshilli për Siguri.
Në rend të ditës do të jetë propozimi i modifikuar i presidencës franceze me BE-në për nisje të bisedimeve aderuese të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.
Në mbledhje do të merr pjesë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiç.

