Në vendkalimet kufitare pritja deri në orë për hyrje dhe dalje

Shkup, 2 korrik – Për shkak të frekuencës së shtuar të automjeteve, koha e pritjes për hyrje në vend në VK “Tabanocë” është rreth një orë, ndërsa për dalje nga VK “Bogorodicë” 15 deri në 30 minuta.

Në vendkalimet tjera kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka ndalime më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, njofton LAMM.

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është shtuar.