Konferencë “Menaxhimi me narrativat joliberale dhe euroskeptike, nga poshtë”
Shkup, 1 korrik – Konferenca finale ndërkombëtare: “Menaxhimi me narrativat joliberale dhe euroskeptike, nga poshtë”, e organizuar nga Qendra për strategji evropiane – Eurothink, në bashkëpunim me Qendrën për të dhëna dhe informacione të Bashkimit Evropian (EUi) në fakultetin ekonomik pranë Universitetit “Shën Cirili dhe Metodi” në Shkup.
Në hapje të konferencës, siç është paralajmëruar, do të mbajnë fjalim euro-ambasadori Dejvid Gir, dekani i fakultetit ekonomik pranë UCIM Predrag Trpeski, rektori i UCIM Nikolla Jankulloski dhe Dimitar Nikollovski – drejtor Ekzekutiv i Qendrës për strategji evropiane – Eurothink.
Projekti po zbatohet nga Eurothink – Qendra për strategji evropiane në partneritet me Fakultetin për shkenca politike dhe shoqërore nga Italia, Qendra për marrëdhënie ndërkombëtare pranë Fakultetit për shkenca shoqërore pranë Universitetit të Lubjanës në Slloveni, “Jan Novak Jezioranski Kollexh” për Evropën Lindore në Vojnovice, Poloni.

