Agjendë digjitale për qytetarët – Digjitalizimi dhe transformimi digjital për administratë më efikase

Shkup, 28 qershor – Në kuadër të projektit “Rritje e pjesëmarrjes qytetare në Agjendën digjitale – ICEDA”, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet në gjashtë shtete (Maqedonia e Veriut, Serbia, Kosova, Mali i Zi, Shqipëria dhe Estonia), Fondacioni Metamorfozis, sot organizon Dialogje për agjendë digjitale: Agjenda digjitale për qytetarët – Digjitalizimi dhe transformimi digjital për administratë më efikase.

Siç u paralajmërua, do të prezantohet hulumtimi i fundit i zbatuar në kuadër të Observatorit të Agjendës digjitale në Maqedoninë e Veriut, të cilin Fondacioni Metamorfozis e ka zbatuar në kuadër të projektit dhe i njëjti do të shërbejë për zhvillimin e diskutimit për mundësitë dhe hapat e ardhshme për digjitalizim më efikas dhe transformim digjital me qytetarët në qendër.

Si folës në ngjarje pritet të marrin pjesë Sllavica Gërkovska, zëvendëse e kryetarit të Qeverisë, e obliguar për politika të sundimit të mirë, prof.dr. Boro Jakimovski, dekan në Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike, dr. Irena Bojaxhieva, docent në Universitetin Kolexhi amerikan në Shkup, dr. Natalia Shikova, profesoreshë e jashtëzakonshme në Fakultetin juridik të Universitetit ndërkombëtar ballkanik, prof. dr. Katerina Kolozova, Instituti për shkenca shoqërore dhe humaniste – Shkup, Iskra Bellçeva Ristovska, koordinatore programore në Qendrën për menaxhim me ndryshime, Teofil Bllazhevski, redaktor-gazetar në Vistinomer dhe prof. Dr. Llazar Nanev, kryetar i Gjykatës themelore Kavadar.