Punëtori për përgatitjen e strategjisë kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara

Shkup, 28 qershor – Shoqata evropiane për bashkëpunim ndërkombëtar (GIZ) organizon punëtori për përgatitjen e Strategjisë kombëtare për të drejtat e personave me aftësi të kufizuara.

Qëllimi i ngjarjes është që të shërbehet si platformë për diskutim dhe pjesëmarrje të të gjithë aktorëve shoqërorë të cilët punojnë në këtë fushë dhe të diskutojnë dhe ndajnë vendime potenciale për strategjinë e re.

Pjesëmarrësit në ngjarje do të jenë përfaqësues të ministrive dikasteriale, organizatave të personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave prindërore, BNJVL, zyra e Avokatit të popullit dhe të agjencive zhvilimore.

Organizatori paralajmëroi fjalime përshëndetëse të kryeministrit Dimitar Kovaçevski, të ministres së Punës dhe Politikës Sociale, Jovana Trençevska, të ambasadores së Gjermanisë, Anke Hollshtajn dhe të drejtorit të GIZ-zyra në Maqedoninë e Veriut, David Oberhuber.