Forum rajonal për efikasitetin dhe rezistencën e të rinjve gjatë pandemisë

Shkup, 24 qershor – Forum rajonal me temë “Efikasiteti dhe rezistenca e të rinjve gjatë pandemisë me KOVID-19: Perspektiva e sotme në Ballkanin Perëndimor”, do të mbahet sot onlajn në platformën Zum.

Qëllimi i forumit, siç theksohet nga Qendra e Burimeve Qytetare, është të ofrojë një pasqyrë të rolit të të rinjve gjatë pandemisë, duke theksuar aspektet ligjore të mundësimit të aktiviteteve rinore.

“Në forum, organizatat e shoqërisë civile do t’i ndajnë praktikat më të mira të solidaritetit lidhur me këtë çështje. Forumi do të trajtojë gjithashtu gjendjen e koordinimit ndërsektorial për përfshirjen e aktorëve të ndryshëm. Më në fund, Forumi do të propozojë rekomandime politikash për të adresuar problemet dhe për të reduktuar efektet e pandemisë tek të rinjtë, thuhet në kumtesën.

Forumi organizohet në kuadër të projektit rajonal “Inkurajimi i bashkëpunimit rajonal dhe përgjigjet e politikave në kohë krize” zbatuar nga Partners Albania për ndryshime dhe zhvillime, Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, Qendra për iniciativa qytetare, Qendra për zhvillimin e organizatave joqeveritare, Iniciativat qytetare dhe Fondacioni për shoqëri civile i Kosovës. Projekti financohet nga Balkan Trust for Democracy, një projekt i German Marshall Fund of the United States dhe USAID-it.

“Mbi 100 pjesëmarrës nga Ballkani Perëndimor pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje, duke përfshirë përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, rrjeteve rajonale, organizatave ndërkombëtare, komunitetit akademik, mediave, institucioneve përkatëse shtetërore dhe palëve të tjera të interesuara”, thuhet në kumtesën