Spasovski: Kontrolli i armëve është parakusht për ndërtimin e bashkësive të sigurta
Shkup, 23 qershor – Kontrolli mbi armët është parakusht i fuqishëm për ndërtimin e bashkësive të sigurta dhe pritjet janë se të dy sistemet do të ndihmojnë të parandalohen dhe në mënyrë të ndjeshme të reduktohet oferta, kërkesa dhe keqpërdorimi i armëve të zjarrit, theksoi ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, në prezantimin e sotëm të rezultateve nga projekti “Përmirësim i praktikave nacionale për kontroll të armëve të vogla dhe të lehta dhe ndërtim të bashkësive rezistuese.
Këto aktivitete u realizuan si pjesë e projektit “Përmirësimi i praktikave nacionale për kontrollë të armëve të vogla dhe të lehta dhe ndërtim të bashkësive rezistuese”, të cilin e implementon UNDP-ja me përkrahje financiare të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
Përmirësimi i Regjistrit për Armë mundëson përcjelljen e armëve nga hyrja në shtet në pikë kalimet kufitare, deri në blerësin e fundit. Nga ana tjetër, Sistemi i ri informativ policor paraqet vegël moderne për evidentim elektronik, përcjellje dhe analizë me incidentet të lidhura me armët.
“Kontrolli mbi armët është parakusht i fuqishëm për ndërtimin e komuniteteve të sigurta dhe pritjet janë se të dy sistemet do të ndihmojnë të parandalohen dhe në mënyrë të ndjeshme të reduktohet oferta, kërkesa dhe keqpërdorimi i armëve të zjarrit. Si rezultat i kësaj pune me përkushtim të ekipeve të MPB-së dhe UNDP-së, sot mundemi të flasim për dy sisteme informative të cilat janë të lëshuara në produksion dhe në etapa po zbatohet procesi i trajnimit të vendeve të punës në sistemin informativ policor dhe futja e të dhënave në sistemin për regjistrimin e armëve”, deklaroi ministri Spasovski.
Zëvendësambasadori i RF të Gjermanisë, Oto Graf, theksoi se qëllimi kyç këtu është që të krijohen bashkësi të cilat janë rezistuese në dhunë.
“Armët e vogla dhe të lehta paraqesin rrezik serioz për sigurinë në rajon. Maqedonia e Veriut në mënyrë të duhur dhe me sukses të madh është e përkushtuar në përmirësimin e praktikave të lidhura me armët e vogla dhe të lehta. Gjermania në masë të madhe i vlerëson përpjekjet e këtilla dhe mbetet e përkushtuar të kontribuojë në këtë proces”, deklaroi Oto Graf, zëvendësambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë.
“Ekzistimi i informacioneve të strukturuara për armë është e rëndësisë kruciale. Aktivitetet në kuadër të projektit i përmirësuan kapacitetet dhe efikasitetin për luftë kundër kriminalitetit që në mëynrë të drejtpërdrejt kontribuon për rritjen e sigurisë së qytetarëve. Në kontekst më të gjerë, posaçërisht jam krenar që përmes kësaj iniciative rajonale dhe nacionale do të kontribuojmë në përmirësimin e sundimit të së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe dhe rritjen e pjesëmarrjes të vendeve në zhvillim në sistemet e qeverisjes globale. Pikërisht këto principe janë në thelbin e Qëllimeve për zhvillim të qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara”, tha Armen Grigorijan, Përfaqësues i përhershëm të UNDP-së.
Me qëllim të shfrytëzimit sa më efikas të veglave digjitale, në kuadër të projektit është përmirësuar edhe pajisjet teknike në MPB. Gjatë kësaj u siguruan 127 kompjuterë, 68 printerë, 60 skenerë dhe 25 printerë të specializuar për leje për armë. Në mënyrë plotësuese, mbi 350 nëpunës policorë kaluan nëpër procesin e trajnimeve për shfrytëzimin e të dy sistemeve.
Projekti i përforcimit të kapaciteteve institucionale për luftë kundër tregtisë ilegale me armë në të njëjtën kohë zbatohet edhe në tërë rajonin si pjesë e Udhërrëfyesit për kontrollë të armëve të vogla dhe të lehta, qëllimi kryesor i të cilit është vendosja e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta në vendet e Ballkanit Perëndimor, në pajtim me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.
Në pyetjen e gazetarëve nëse për një person që aplikon për armë mjafton procesi i cili duhet të kalojë, ose duhet kontroll më i madh, Spasovski theksoi se zgjidhjet ligjore gjithnjë analizohen veçanërisht nga aspekti i zbatimit dhe asnjë zgjidhje ligjore nuk është dhënë njëherë e përgjithmonë.
Shtoi se si shoqëri, duhet shumë të punojmë në përforcimin e vetëdijes sonë publike

